Agjenti i Higuain ndodhet në Itali për ndërprerjen e kontratës me Juven

08 Shtator 2020

Agjenti i Gonzalo Higuainit ka arritur në Itali për bisedimet përfundimtare me Juventusin që do t’ia mundësojnë argjentinasit t’i bashkohet Inter Miamit.

Sipas Sky Sport Italia, Tuttomercatoweb dhe mediave tjera, Nicolas Higuain – vëllai i lojtarit, i cili njëherësh e përfaqëson atë – të hënën ka arritur në Itali dhe gjatë të martës do të diskutojë me drejtorët e klubit lidhur me ndërprerjen e kontratës.

Kontrata aktuale e Higuain është valide deri në qershor 2021, prandaj pritet të vendoset vetëm për shumën e parave që do të marrë sulmuesi nga paga e tij prej shtatë milionë eurosh.

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Pasi të zgjidhet kjo çështje, 32-vjeçari do të jetë lojtar i lirë për të nënshkruar për një klub të ri, që me shumë mundësi do të jetë klubi i David Beckhamit në MLS.

Lexo po ashtu: Higuain mund t’i bashkohet Matuidit te Inter Miami

Trajneri Andrea Pirlo e ka njoftuar qartë Pipitan se nuk bën pjesë në planet e tij te Juventusi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com