Agjenti i Jorginhos thotë se mesfushori dëshiron të qëndrojë edhe për katër vitet të tjera te Chelsea

09 Shtator 2019

Jorginho po planifikon që të qëndrojë te Chelsea për katër vite të tjera, ka thënë agjenti i tij Joao Santos.

Mesfushori italin është në sezonin e tij të dytë te skuadra londineze, derisa u transferua në vitin 2018 nga Napoli.

Jorginho erdhi në Stamford Bridge menjëherë pas Maurizio Sarrit nga Napoli, e që tani është shndërruar njërin prej lojtarëve kryesor të skuadrës.

Jorginho në stërvitjen e Chelseat

“Ne kemi plane të gjata me Chelsean, të njëjtat me ato kur u transferua te Hellas Verona dhe më pas te Napoli”, ka thënë agjenti i italianit.

Lexo po ashtu: Jorginho me rol të ri te Chelsea: Po më pëlqen, po më bën më kreativ

“Klienti im ka edhe pesë vite në kontratën e tij dhe le të themi se ai dëshiron të qëndrojë edhe për katër vite të tjera këtu”, ka shtuar më tej Santos.

Jorginho refuzoi të largohej në këtë verë nga Chelsea, pasi në media thuhej se Sarri e dëshiron kalimin e tij te Juventusi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com