Agjenti i Malcolm: Roma na tradhëtoi

09 Gusht 2018
Agjenti i Malcolm: Roma na tradhëtoi

Një kapitull i ri në telenovelën Malcom. Pas akuzave të Monchi-t dhe Pallotta-s, që nuk e kanë pëlqyer sjelljen e Barcelonës, Leonardo Cornacini, një nga menaxherët e futbollistit brazilian, shpjegon motivin kryesor se përse ky transferim dështoi.

“E vërteta është se vendosëm që Malcom të mos shkonte te Roma, sepse ata nuk u sollën mirë me ne.

Shpjegohuni më mirë….

Po punonim edhe për operacionin Fuzato, që është një lojtar nën menaxhim tonë. Më pas, Roma e mbylli marrëveshjen me një ndërmjetës tjetër, diçka që e padrejtë

Një hakmarrje e vërtetë.

Na vjen keq, por kjo është e vërteta. Roma u soll keq me ne dhjetë ditë më parë me marrëveshjen e Fuzato-s. Dhe ne reaguam me të njëjtën sjellje. Duke pasur parasysh sjelljen kundrejt nesh, ne vendosëm, së bashku me Malcom, se destinacioni më i mirë nuk ishte Roma. Edhe te çështja Malcom, Monchi kishte përfshirë ndërmjetës të tjerë. Sot, megjithatë, Malcom është i lumtur te Barcelona. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.