Agjenti i Milot Rashicës niset drejt Italisë – vushtrriasi afër kalimit te Milani

03 Gusht 2020

Milot Rashica nuk ka qenë kurrë më afër kalimit te Milanit se në këtë fillim jave.

Sipas mediave në Itali, agjenti i reprezentuesit të Kosovës, Altin Lala ka fluturuar për në Itali që të fillojnë bisedimet për një marrëveshje të mundshme.

Tashmë është konfirmuar edhe nga vetë Werder Bremeni se Rashica do të largohet në këtë verë, derisa kërkojnë 38 milionë euro nga shitja e tij.

View this post on Instagram

Çfarë rritje nga @milotrashica7 👏 Kush mendoni se duhet të jetë klubi i ardhshëm i tij? 💰 #TelegrafiSport #Rashica

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on Apr 21, 2020 at 4:37am PDT

Pasi mbijetuan në Bundesliga edhe për edicionin e ri, skuadra gjermane do të përfitojë shumën e majme, ndryshe mund të merrnin vetëm 15 milionë.

Werderi dëshiron të përfitojë 38 milionë euro, mirëpo Rossonerët mund të transferojnë Rashicën në shumën e 30 milionëve plus tetë milionë bonuse.

Në fund të kësaj jave, do të bëhet e ditur nëse bisedimet mes agjentit të yllit vushtrrias kanë shkuar mirë, apo nuk është arritur ende akordi. /Telegrafi/

Foto: Altin Lala/Instagram

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com