Agjenti i Perisicit niset për në Gjermani që ta mbyllë transferimin e kroatit te Bayerni

10 Gusht 2019

Agjenti i Ivan Perisicit ka fluturuar për në Gjermani që të bisedojë me Bayern Munichun, pasi kanë arritur marrëveshje me Interin në formë huazimi me të drejtë blerje për 25 milionë euro.

Sky Sport Italia, La Gazetta dello Sport dhe Das Bild, raportojnë se dy skuadrat tashmë e kanë finalizuar marrëveshjen për anësorin kroat.

Bavarezët do t’i paguajnë pesë milionë euro për huazimin e Perisicit me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për 20 milionë euro.

Ivan Perisic (Foto: Getty Images/Guliver)

Në këtë marrëveshje mund të përfshihen edhe pesë milionë euro bonuse, e që do të bënte që shuma të shkonte në shifrën e 30 milionë eurove.

Lexo po ashtu: Perisic heziton të huazohet te Bayerni

Sipas asaj që raporton FCInterNeës.it, agjenti i Perisicit, Nelio Lucas, ka fluturuar për në Mynih që t’i diskutojë kushtet personale.

Agjenti i kroatit shpreson që ta rrisë pagën e lojtarit që aktualisht fiton katër milionë euro në sezon te Nerazzurët. /Telegrafi/

www.telegrafi.com