Agjenti i Susos dhe Calabrias takohet me drejtuesit e Milanit

13 Qershor 2019

Agjenti i dyshes së Milanit, Suso dhe Davide Calabria ka ardhur në zyrat e klubit italian për një takim me zyrtarët e Rossonerëve.

Sipas mediumit të njohur Sky Sport Italia, agjenti Alessandro Lucci është në Casa Milan për të trajtuar të ardhmen e dy klientëve të tij.

Suso ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh dhe është lidhur me një lëvizje në Atletico Madrid në ditët e fundit.

Lexo po ashtu: Atletico Madridi mund të paguajë 40 milionë për Suson

Ky medium shpjegon se përfaqësuesi dëshiron të mësojë se si spanjolli do të përshtatet në formacionin 4-2-3-1 të Marco Giampaolos.

Suso është në udhëkryq (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Gjithashtu do tĂ« kishte hapĂ«sirĂ« ​​pĂ«r njĂ« kontratĂ« tĂ« re, e cila eliminon klauzolĂ«n e lirimit tĂ« tij.

Për sa i përket Calabrias, Sky pret që mbrojtësi të nënshkruajë një marrëveshje të re me Milanin deri në vitin 2024, në vlerë prej dy milion euro në sezon. /Telegrafi/

Davide Calabria (Foto: Getty Images/Guliver)

www.telegrafi.com