Agjenti konfirmon interesimin e Barcelonës dhe Bayern Munichut për Sergino Dest

19 Maj 2020

Barcelona dhe Bayern Munichu janë të interesuara për transferimin e mbrojtësi Sergino Dest.

Agjenti i lojtarit ka konfirmuar interesimin e dy skuadrave evropiane, derisa Ajaxi nuk mund të ndalë largimin e tij.

Joes Blakborn bëri të ditur se katalunasit dhe Bavarezët duna transferimin e tij, mirëpo ofertat e tyre ende nuk janë konkrete.

“Ka interesim nga Barcelona dhe Bayern Munich, por pa ndonjë ofertë konkrete”, ka thënë ai.

“Ata zyrtarisht ende nuk kanë bërë ndonjë tentim te unë apo Ajaxi. Sidoqoftë, kam informata se ata duan të transferojnë Destin në këtë verë”.

“Nuk mund të bëjmë asgjë në këtë moment dhe jemi duke pritur për gjëra konkrete”, ka shtuar ai më tej.

Dest ka bërë 35 paraqitje për skuadrën që drejtohet nga Erik ten Hag në këtë edicion, derisa sezoni u suspendua në Holandë shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com