Agjenti Mario Giuffredi: Ancelotti e shkatërroi Elseid Hysajn

18 Shkurt 2020

Mario Giueffredi ka thënë se Elseid Hysaj nuk është në formën e tij të mëparshme te Napoli shkaku i vendimeve të Carlo Ancelottit.

Agjenti i mbrojtësit shqiptar e ka fajësuar trajnerin aktual të Evertonit se ka ndikuar për të keq në formën e lojtarit.

“Ancelotti e ka shkatërruar vetëbesimin e Elseidit (Hysajt). Ai ia ka marrë të gjithë besimin që e kishte në vete”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu: Roma e harron Hysajn, kthen sytë kah mbrojtësi holandez Tete

“Ai nuk bëri asgjë te Napoli, andaj edhe u shkarkua. Nuk e preferoj të flas për raportin e lojtarëve me trajnerin, por shumë lojtarë janë ndikuar për të keq nga Ancelotti”, ka shtuar më tej Giuffredi.

Hysaj për më shumë lidhje me një kalim te Roma në afatin kalimtar të verës së kaluar, mirëpo në fund qëndroi te napolitanët. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan