Agolli bëhet baba, urime pafund nga kolegë e tifozë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 18:47

16 maj 2018 do të jetë një datë që do të mbetet përgjithmonë në mendjen e Ansi Agollit. Mrbojtësi i kombëtares shqiptare është bërë sot baba për herë të parë pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë.

Ka qenë vetë Agolli që ka bërë të ditur lajmin e gëzuar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar me bashkëshorten Rea direkt nga salla e lindjes në Spitalin Langone Health Clinic në Nju Jork.

“Mirëserdhe mes nesh biri im. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë”, kanë qenë fjalët e Agollit në Instagram, ndërsa nuk kanë munguar urimet nga kolegë si Gjergji Muzaka e Alban Tafaj, por edhe dashamirës e fansa të shumtë.

35-vjeçari luan prej disa vitesh tashmë te Qarabag në Azerbajxhan, ndërsa më parë është aktivizuar te Tirana, Neuchâtel Xamax, Luzern, Vaasan Palloseura dhe Kryvbas në Ukrainë. Prej vitit 2006 ai është pjesë e kombëtares, duke qenë edhe kapiten i saj në tri ndeshjet e luajtura në Euro 2016, suksesin më të madh në historinë e skuadrës kuqezi./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike