Agolli dhe Qarabag bëjnë ‘manita’, prapaskena për të ardhmen e tiranasit

Ansi Agolli dhe Qarabağ-u i tij kanë fituar titullin e pestë radhazi në Azerbajxhan këtë fundjavë. Të besuarit e Gurbanov Gurban mposhtën me rezultatin e ngushtë 1-0 ekipin e Sumqayıt në transfertë pas golit të shënuar nga Quintana në minutën e 34’ dhe u shpallën zyrtarisht kampionë, ndonëse kampionati nuk është mbyllur ende. Ky ishte titulli i gjashtë në historinë e Qarabağ-ut. Menjëherë pas këtij suksesi Agolli ka reaguar në rrjetin social “Instagram” duke postuar një fotografi ku tregon me dorë se ky ishte suksesi i pestë radhazi.

 

It is 5…in a row#Champions ????? Ardicil 5-ci defe… Forever Qarabag!#Agdam#Azerbaycan

A post shared by Ansi Agolli (@ansiagolli) on Apr 22, 2018 at 10:41am PDT

35-vjeçari në këtë edicion nuk ka qenë një lojtar stabël në formacionin e Gurban në Premier League e Azerbajxhanit dhe sipas asaj që shkruajnë mediat pranë klubit mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit mund të largohet në këtë merkato. Agollit i përfundon kontrata në qershor dhe deri tani nuk ka patur asnjë kontakt me drejtuesit e klubit aktual. Mbrojtësi i krahut të majtë gjithmonë e ka treguar dëshirën e tij për ta mbyllur karrierën tek Tirana dhe ndoshta mund t’i japë fund aventurës në Azerbajxhan, ku ai ka fituar gjithçka. Me rikthimin e bardhebluve në sallonin e madh të futbollit shqiptar, ndoshta Agolli do të rikthehet tek Tirana e tij. Gjithsesi merkato do edhe disa muaj për të filluar dhe 35-vjeçari ka ende kohë për të zgjedhur, se ku do ta vazhdojë karrierën e tij si profesionist. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan