Agolli i përulet mjeshtrit të valles shqiptare

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 14:21
Kapiteni kuqezi

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, i ka kushtuar një status të veçantë solistit të parë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Rexhep Çeliku-t, i cili ka ndërruar jetë paraditen e sotme.

Mbrojtësi kuqezi, ka postuar foton e tij në “Instagram” ndërsa shkruan karshi saj në gjuhën angleze dhe në shqip: “I pavdekshëm”.

Çeliku u dekorua para pak ditësh nga presidenti, Ilir Meta me titullin “Nderi i Kombit”. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën. Ndryshe është etiketuar edhe si “valltari fluturues”.  /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike