Ahmataj iu bashkua Kamzës, e pason lezhjani i njohur

Julian Ahmataj mori në janar drejtimin e skuadrës së Burrelit, që gjatë pjesës së parë të sezonit kishte grumbulluar pak pikë, por që bëri disa lëvizje në merkato, duke e ribërë ekipin. Kjo u pasua nga rezultatet pozitive, që i larguan gradualisht matjanët nga vendi i fundit në klasifikim dhe tanimë kanë shanse reale për të shpëtuar nga rënia. Gjithsesi janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur për t’u përcaktuar gjithçka në pesëshen e dytë të grupit A.

Një ditë më parë Burreli zgjidhi me mirëkuptim marrëveshjen me Ahmatajn, i cili pati një ofertë nga Kamza dhe nuk dëshironte ta humbte mundësinë për të treguar edhe njëherë vlerat në Superiore. SI lojtar ka spikatur duke fituar tituj dhe tani dëshiron që të lërë gjurmë edhe në fushën e trajningut. Ndërkohë Burrelit i është dashur të gjejë një trajner të ri dhe drejtuesit e klubit nuk kanë vonuar ta gjejnë zgjidhjen.

Në pankinë është rikthyer lezhjani Ridvan Kulli, i cili këtë sezon e nisi me Shënkollin, por në dhjetor u largua nga ekipin lezhjan. Në të shkuarën ai ka drejtuar edhe Besëlidhjen e Adën e Velipojës. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e stafit të matjanëve, teksa në çdo takim ishte në pankinë krah Eduart Tanushit, i cili punonte çdo ditë me skuadrën, ndërsa Kulli shkonte vetëm për ndeshjet, kjo edhe për shkak të licencës dhe dakordësisë që kishte gjetur me drejtuesit e asaj periudhe për të punuar në atë lloj mënyre.

Eksperienca e tij konsiderohet e vlefshme te Burreli, që do të luajë katër finalet e fundit për të shpëtuar nga rënia. Kulli i njeh pak a shumë skuadrat, ndaj edhe besohet shumë se objektivi i këtij sezoni do të kryhet me sukses. Aktualisht matjanët ndodhen në vendin e parafundit, duke lënë pas vetes vetëm Tërbunin. Vllaznia B i parakaloi falë fitoreve në ndeshje direkte. Deri në fund, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje, pritet të jetë një garë e fortë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan