Ahmataj nuk del në stërvitje, seanca drejtohet nga Egbo! Ja çfarë po ndodh te Tirana

09 Dhjetor 2019

Nuk marrin fund lajmet e këqija për Tiranën, ndonëse pritej që diçka e tillë të ndodhte sepse pas humbjes me Kukësin, stoli i Julian Ahmataj u bë pluhur e hi. Trajneri elbasanas nuk ka dalë në stërvitje ditën e sotme, teksa seancën e ka drejtuar ndihmësi i tij, Emanuel Egbo.

Tashmë kryeqytetasit presin emërimin e trajnerit të ri përpara ndeshjes me Partizanin. I preferuari i Halilit është Gugash Magani, ndërsa në listë është edhe Bledar Devolli. U përfol dhe për një angazhim të Skënder Gegës, që do të ishte një lajm bombastik për faktin se trajneri kampion është i lidhur ngushtë me fanellën e kuqe, por Gega sot është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jeton, duke i hedhur poshtë këto hipoteza.

Tashmë mbetet se çfarë do të ndodhë te Tirana, që po kalon muaj të vështirë në këtë 100-vjetor jubilar të themelimit të saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com