Ahmetaj: Te Skënderbeu më shumë paguhej ekonomistja se Vangjelli

Ministri Arben Ahmetaj i thirrur në interpelancë nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe u shpreh se klubet dhe Federata Shqiptare e Futbollit gjithnjë e më shumë po reflekton paga afër reales, por e pranoi se ka paradokse. Ahmetaj u shpreh se te Skënderbeu më shumë paguhej ekonomistja e klubit sesa Kristi Vangjeli.

“Duke iu referuar kërkesës për interpelancë, ka detaje, që do të hedhin dritë mbi situatën e klubeve të futbollit, apo mbi aktivitetin e FSHF-së. Kemi në dorë ligjin e sportit, iniciativë e kryeministrit, për të qartësuar situatën e mbështetjes financiare dhe që do të ndihmojë në transparencën e mëtejshme në këtë fushë. Përsa i përket FSHF-së, sot ajo, për shkak të mbështetjes buxhetore dhe ligjore të qeverisë “Rama 1” dhe “Rama 2”, ka tri stadiume të reja: i Elbasanit, i Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës. Stadiume janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit, në vitet 1980. Futbolli dhe shumë sporte të tjera janë krenaria e Shqipërisë. Kemi qenë ne, majtas e djathtas, kur ekipi kombëtar bëri atë paraqitje spektakolare në Francë, që jemi krenuar me të. Ishte ky kryeministër, që i akordoi kombëtares një shpërblim 1 milion euro si vlerësim. Ka emra të njohur të fushës së futbollit, që i bëjnë nder vendit. Igli Tare, një nga teknikët më të mirë në botë. FSHF-ja ishte dikur një institucion pa zë. Sot ajo deklaron në organin tatimor “tvsh” për veprimtaritë e shitjeve, të ardhurat e shpenzimet. Po, ka një problematikë me klubet. Po marr rastin e Skënderbeut, një klub dinjitoz: Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja, ndërsa ekonomistja e klubit merr 130 mijë lekë të reja në muaj. Në vitin 2014, duket se me këto listë-pagesa, këto futbollistë e kanë pasur të vështirë të hanë, të qëndrojnë në këmbë, lëre pastaj të luajnë futboll. Futbollistët paguhen 22 mijë lekë të reja në muaj. Me kaq para, një futbollist nuk ka fuqi të japë spektakël në fushë. Këtu ka nevojë për formalizim”, tha ai.

“Vijmë te Tirana. Bujar Lubani, trajner, merrte 36 mijë lekë të reja në muaj. Gugash Magani punonte me zero lekë, nuk merrte pagë, sepse e bënte nga pasioni për futbollin. Klodian Dervishi, trajner, edhe ky me zero para. Ze Maria merr vetëm 90 mijë lekë të reja te tirana si trajner. Pastaj kemi Ilion Likën, futbollist i madh, që paguhet 90 mijë lekë. Astrit Nallbani, trajner, ka pagë bruto 1 lek. Marrim listë-pagesën e Vllaznisë. Armando Cungu merrte 544 mijë lekë. Për hir të së vërtetës, Vllaznia është më afër formalizimit. Pastaj Partizani: kemi Alban Hoxhën, që merr 100 mijë lekë të reja. Ka edhe futbollistë që kanë një reflektim më të afërt me realitetin. Formalizimi në futboll është emergjencë. FSHF-ja, po ta krahasosh me vitin 2014, kur futbollistët merrnin pagë 22 mijë lekë, në vitet e fundit ka filluar të reflektojnë paga afër reales. Pra, sigurisht që ka një avancim në drejtimin e duhur. Besoj që, me ligjin e sportit, atë të riun që po kalojmë për vendimmarrje, situata do të bëhet akoma më pozitive”, shtoi Ahmetaj. 

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan