Ajax fabrikë lojtarësh, Arsenali kërkon një tjetër yll

24 Tetor 2018

Arsenali është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe drejtuesit kanë piketuar Nicolas Tagliafico. Ai ka bërë performanca mjaft të mira me Ajax dhe “Topinjtë” e shohin si një zëvendësues afatgjatë për Nacho Monreal. Argjentinasi ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Unai Emery pas disa shfaqjeve mbreslënëse në krahun e majtë për ekipin holandez. Tagliafico do të ishte një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Monreal që është në perëndim të karrierës. Spanjolli mbush 33 vjeç në shkurt ndërsa Sead Kolasinac, i cili u ble nga ish-trajneri Arsène Wenger nuk është në planet e Emery, që e ka përdorur shumë pak këtë fushatë.

Boshnjaku ka përjetuar një aventurë zhgënjyese për “Gunners”, që nga transferimi i tij në vitin 2017 nga Schalke. Ai ka dështuar për të bërë përshtypje në fushë, teksa edhe dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë duke i marrë shumë kohë për t’u rikuperuar dhe për të qenë në dispozicion për klubin e Londrës së veriut. Dëmtimi më i rëndë ishte ai fillim të sezonit në ndeshjen kundër Chelsea-t në gusht. “Gunners” janë në një formë të shkëlqyer duke fituar dhjetë ndeshje radhazi në të gjitha garat. Megjithatë, ata janë të cunguar në mbrojtje me Ainsley Maitland-Niles dhe Laurent Koscielny jashtë fushave si dhe Kolasinac.

Si pasojë e dëmtimeve të tyre ata nënshkruan gjatë verës me Stephan Lichtensteiner, i cili ishte titullar në fitoren e së hënës në Leicester 3-1. Një lëvizje në janar për 26-vjeçarin Tagliafico mund t’i ndihmojë ata të luftojnë për ta mbyllur sezonin në katër vendet e para ose edhe pse jo të jenë rival për titullin. Argjentinasi ndërkombëtar ka bërë përshtypje për Ajax që nga transferimi i tij nga Independiente sezonin e kaluar për 3.5 milionë sterlina. Ai ka bërë 15 paraqitje për klubin e Amsterdamit, duke shënuar një gol. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.