Akorduan penallti inekzistente duke i mohuar Romës fitoren, gjyqtarët pranojnë gabimin pasi shikuan pamjet filmike

25 Tetor 2019

Roma ka marrë një barazim 1-1 në shtëpi përballë Borussia Moenchegladbach në kuadër të Ligës së Evropës.

Giallorosët ishin në epërsi nga minuta e 32-të dhe ndeshja u barazua në minutën e 93-të pas një penalltie inekzistente.

Topi e qëlloi mbrojtësin anglez Chris Smalling në fytyrë dhe gjyqtari akordoi penallti edhe pse futbollistët e Romës protestuan ashpër, por vendimi nuk u ndryshua.

FORZA ROMA pic.twitter.com/h0TgS2jmdz

— AS Roma (@OfficialASRoma) October 24, 2019

Gjyqtari skocez, Willie Collum nuk pranoi të ndërronte vendimin dhe nuk e ndryshoi mendjen.

Gjithsesi Gladbach realizoi nga pika e bardhë me Lars Stindl për të përfunduar ndeshja me barazim 1-1.

Pas ndeshjes gjyqtari me ta parë penalltinë në xhirim të ngadalësuar ka folur me drejtuesit e Romës ku ka pranuar se ka bërë gabim.

#ASRoma’s management spoke to the match officials after the game and they admitted that the decision to award the penalty was a mistake. We respect and thank them for their genuine honesty and now we focus on the next game. #ForzaRoma pic.twitter.com/tyPZlJxMxE

— AS Roma English (@ASRomaEN) October 24, 2019

“Drejtuesit e AS Roma pas ndeshjes folën me gjyqtarët e ndeshjes, të cilët pranuan se kishin bërë një gabim në caktimin e penalltisë. Ne i respektojmë ata dhe i falënderojmë për ndershmërinë e tyre. Tani te shohim ndeshjen tjetër”, thuhej në njoftimin e Romës.

Pas tri xhirove të para në Grupin J, Roma vazhdon të mbetet e para në tabelë me pesë pikë, një më shumë se përcjellësit Basaksehir e Wolfsberger. /Telegrafi/

www.telegrafi.com