Aksidentohet me makinë, humb jetën kampioni i botës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Gusht 2018 15:51

Atleti kenian Nicholas Bett, kampioni i botës në garën e 400 metrave me pengesa në “Pekin 2015”, ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare  gjatë një aksident rrugor në vendin e tij. Bett ishte kthyer nga kampionati afrikan që po zhvillohej në Nigeri. 28-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij duke rënë në një kanal, në rrugën midis Eldoret dhe Kapsabet, dy nga qytetet e famshme ku stërviten atletët. Gjithçka është konfirmuar edhe nga trajneri i cili deklaroi që aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit.

Bett hyri në histori në Botërorin e vitit 2015 në Pekin, duke u bërë keniani i parë që fitonte një titull ndërkombëtar për distanca më të shkurtra se 800 metra, ku triumfoi në garën e 400 metrave me pengesa në “Pekin 2015”. Ai në të kaluarën ka fituar gjithashtu medalje bronzi në kampionatin afrikan të vitit 2014 në 400 metra me pengesa dhe stafetë në 4x400 metra. Vëllai binjak i Bett, Aron, ishte anëtar i ekipit që mori pjesë në garën 4x400m të Kenias. Federata Ndërkombëtare e Atletikës deklaroi se ky është një lajm mjaft i trishtueshëm për të gjithë botën e sportit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike