Akuzohet për përdhunim, Ronaldo refuzon grumbullimin në kombëtare

Akuzohet për përdhunim, Ronaldo refuzon grumbullimin në kombëtare

Cristiano Ronaldos ka në mendje vetëm Juventusin. Sipas asaj që raporton gazeta lusitane Report, në fakt, sulmuesi portugez i ka kërkuar trajnerit Santos dhe federatës, që të mos grumbullohet për ndeshjet e ardhshme të muajit tetor dhe nëntor.

Cristiano Ronaldo, i cili nuk u grumbullua as në shtator, megjithatë, nuk ka ndërmend ti thotë lamtumirë ekipit kombëtar, por do të kthehet vetëm në vitin 2019. Për momentin, megjithatë, ai nuk është grumbulluar nga trajneri Santos. Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjet kundër Polonisë dhe Skocisë, por ai do të humbasë edhe ndeshjen e kthimit kundër Italisë të planifikuar për në 17 nëntor në Milano dhe ndeshjen e ardhshme kundër Polonisë. Ky vendim vjen në momentin që ylli portugez është duke u përballur me akuzat për përdhunim. Federata Portugeze ka deklaruar se e mbështet lojtarin dhe beson në pafajësinë e tij. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.