Al-Khelaifi i lumtur me Icardin: Është sulmues i shkëlqyeshëm, flasin numrat e tij

11 Shtator 2019

Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se klubi i tij ka nënshkruar me një sulmues të shkëlqyeshëm pas transferimit të Mauro Icardit nga Interi.

Icardi ishte persona ‘non grata’ në Inter pasi fillimisht iu hoq shiriti i kapitenit dhe më pas për dy apo tre muaj nuk luajti me skuadrën.

Në fund të sezonit u kthye të luaj përsëri me ekipin, por raportet mbetet të thyera në mes palëve.

Lexo po ashtu: Wanda: Nuk është divorc, Icardi dhe Interi janë të dashuruar – heqja e shiritit ishte arsye për ta shitur

Interi e hodhi në treg nga fillimi i verës, por arriti të sigurojë një transferim vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar te PSG.

“Ai është një sulmues me të vërtetë i shkëlqyeshëm dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për Corriere dello Sport.

“Numrat e tij në Serie A vërtetojnë se ai është një lojtar i mirë dhe ne po e mbështesim atë”.

Lexo po ashtu: Wanda Nara: PSG ishte opsioni më i mirë për Icardin

Gjigantët francezë kanë një mundësi për ta blerë atë në fund të sezonit, për një shifër të raportuar prej 70 milionë euro dhe Al-Khelaifi nuk e mohon këtë.

“Do ta shohim…”, tha presidenti i PSG-së në fund kur u pyet për blerjen e Icardit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com