Al-Khelaifi përgatit shitjen e Neymarit

10 Tetor 2019

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi është i gatshëm të shesë Neymarin, por jo me humbje.

Dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona u përpoqën, por nuk arritën të nënshkruanin Neymar gjatë verës.

Në të vërtetë, Barcelona që atëherë ka konfirmuar se ata kishin dy oferta për kapitenin e Brazilit të refuzuara nga PSG.

Lexo po ashtu: Messi: Mendova se Neymar do të nënshkruante për Real Madridin nëse ai nuk bashkohej me Barcelonën

Por, legjenda spanjolle Francisco Buyo ka folur për mediumin El Chiringuito, ku zbuloi qëllimet e Al-Khelaifit në lidhje me Neymarin.

“Al-Khelaifi dëshiron të rikuperojë investimin e bërë për Neymar”, ka thënë Buyo.

Pronarët e PSG paguan një rekord botëror prej 222 milionë eurosh te Barcelona për Neymarin në 2017 dhe ky pritet te jetë edhe çmimi i shitjes. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan