Al-Khelaifi shpërthen pas eliminimit, shfryn nervat kundër PSG!

Një fushatë që filloi me kaq shumë premtime dhe qëllime të shumta, mbaroi me trishtimi për Paris SG duke u eliminuar nga Champions League nga Real Madridi, që fitoi në të dyja ndeshjet duke u kualifikuar në çerekfinale (2-6). Francezët nuk kishin Neymar për shkak dëmtimi, por edhe një herë ata treguan se nuk janë gati për hapin e madh në Champions League.

“Jemi të nevrikosur nga skualifikimi dhe reagimi i lojtarëve. Nuk jemi fare të lumtur. Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin. Në pjesën e parë dominuam, na mungoi vetëm goli, kaq. Me një gol ndeshja do të ishte krejt tjetër. Kartoni i kuq i marrë nga Verratti e “vrau” ndeshjen. Ne do të punojmë, sigurisht. Do të japim akoma më shumë. A është momenti për të bërë ndryshime? Jo. Të gjithë janë të mërzitur, por kur të jemi të qetë do të mendojmë se çfarë duhet ndryshuar”, tha presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. /EDS/