Alaba: Bayerni duhet ta transferojë Coutinhon

15 Dhjetor 2019

Philippe Coutinho ka shkëlqyer dje ndaj Werder Bremenit, duke arritur që të shënojë het-trik te Bayern Munichu në kuadër të javës së 15-të në Bundesligë.

Sulmuesi brazilian ka filluar të tregojë formë të lartë që nga huazimi nga Barcelona në këtë verë te Bavarezët, derisa dje fituan 6-1 ndaj skuadrës së Milot Rashicës.

David Alaba ka thënë se skuadra duhet ta kompletojë transferimin e Coutinhos, duke u bazuar në formë e tij të mirë që po tregon.

“Nëse e keni shikuar ndeshjen sot, ne duhet ta blejë atë, apo?”, ka thënë Alaba pas ndeshjes.

Lexo po ashtu: Rikthimi i Coutinhos, braziliani shkëlqeu me het-trik dhe dy asistime ndaj Werder Bremenit

Coutinho ka një klauzolë rreth 100 milionë euro te Barcelona, por për një shumë rreth 80 milionë euro, Bayerni mund ta transferojë atë për 80 milionë euro.

Një mendim si të Alabas ka edhe Robert Lewandowski që, që e dëshiron qëndrimin e sulmuesit brazilian. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan