Alaba drejt largimit nga Bayerni, bëhet e ashpër gara për mbrojtësin austriak

29 Qershor 2020

David Alaba do të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i majtë austriak këtë edicion ka luajtur në qendër të mbrojtjes pasi pozitën e tij e mori Alphonso Davis.

Kjo është arsyeja që Alaba ka vendosur të largohet pasi dëshiron një klub ku do të luante në pozitën e tij natyrale.

Bayerni është gati ta shes yllin e tyre, nëse vije një ofertë mbi 50 milionë euro dhe klubet e interesuara për të nuk mungojnë.

Skuadrat më të mëdha evropiane janë në garë për lojtarin, përfshirë Chelsean, Arsenalin, Juventusin, Paris Saint Germainin dhe Barcelonën.

Në Gjermani janë të bindur se Alaba do të largohet këtë verë, ndërsa prioritet për të ka transferimi në Ligën Premier.

Lojtari kishte deklaruar më parë se ka qenë një tifozë i Arsenalit, por tani Topçinjtë duhet t’i ofrojnë një pagë të mirë për ta bindur të transferohet në Emirates Stadium.

Gjithsesi Chelsea mbetet skuadra më e interesuar për të, pasi The Blues kanë më së shumti nevojë për një mbrojtës të majtë, duke marrë parasysh se do të largohen dyshja Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan