Adil Rami është një nga lojtarët më të lakmuar të momentit. Ndërkohë, ai fitoi një kampionat botëror, pa luajtur asnjë minutë. Pastaj do të martohet me Pamela Anderson, një ëndërr e ndaluar prej (të paktën) dy brezave që janë rritur duke ëndërruar Kaliforninë dhe duke u shpëtuar nga kujdestarja e plazhit më seksi në botë. Dhe ai gjithashtu arriti të shmangte përjashtimin nga ekipi kombëtar edhe pse … u përpoq të terrorizonte hotelin ku po qëndronte në Francë.
E gjithë faji i një situate që doli jashtë kontrollit: gjithçka ka ndodhur në natën e 30 qershorit, kur Franca po festonte fitoren kundër Argjentinës. Rami, i cili e ka treguar këtë histori për TF1, ishte mbyllur në dhomën e tij duke luajtur lojën e famshme elektronike Fortnite. Për ata që nuk e dinë se çfarë është, bëhet fjalë për një lojë mjaft të vështirë. Nga ana tjetër, shokët e ekipit duan të festojnë fitoren e arritur dhe kërkojnë që të jenë të pranishëm të gjithë … duke përfshirë edhe Rami-n. Situata del jashtë kontrollit, sepse mbrojtësi vendos të kthejë botën virtuale në realitet. Dhe Rami kap shuajtësen e zjarrit më të afërt për të trembur ‘’armiqtë’’, duke veshur një përkrenare. Rezultati? Tymi, i cili është toksik, pushtoi dhomën e hotelit.
Shpërthen kaosi, vijnë të gjithë, duke përfshirë edhe Deschamp-s, në pizhame … Dhe pikërisht në atë momente, siç e ka shpjeguar për TF1 dhe raportuar nga AS, futbollisti francez mendonte se ky episod mund të transformonte botërorin e tij, që po e jetonte si protagonist, në një dramë. “Të gjithë u detyruan të largoheshin nga hoteli, madje edhe stafi. Dhe kur pashë Deschamp-s të zbriste në pizhame, mendova, oh m…, jam i vdekur “. Një frikë edhe më e madhe e shkaktuar nga ardhja e policisë dhe zjarrfikësve. “Ah, në atë moment mendova për një dënim”. Përkundrazi, ai u fal. Është më mirë në këtë mënyrë. Natyrisht, në mënyrën e tij të vogël, ai gjithashtu mund të thotë se ai kontribuoi në kampionatin botëror: të gjithë shokët preknin mustaqet e tij si fatsjellës dhe ai e bëri rolin e vet, duke vendosur gjerdanin e Koh-Lanta, që sipas legjendës kush e vendos atë nuk mund të eleminohet … Përndryshe, kush e di se si do të kishte përfunduar kjo histori! /EDS/
**************************
Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.