Alarm te Maqedonia, 6 futbollistë preken nga virusi misterioz

13 Tetor 2018

Maqedonia është gati për takimin e tretë në Ligën e Kombeve në Grupin D4, ku rival do të ketë Lihtenshtajnin në Shkup. Por situata nuk është aspak e mirë për trajnerin Igor Angelovski, i cili deklaroi se gjashtë prej futbollistëve të grumbulluar kanë probleme dhe janë prekur nga një virus.

“Disa futbollistë u ankuan për dhimbje të barkut dhe u dërguan për trajtim mjekësor. Nga analizat rezultoi se bëhet fjalë për një virus, i cili shkakton të vjella. Futbollistët janë nën mbikëqyrjen e mjekut dhe situata e tyre është duke u përmirësuar. Unë shpresoj që të kemi sa më shumë prej tyre në dispozicion për sfidën ndaj Lihtenshtajnit”, tha tekniku.

Lojtarët që nuk dolën në stërvitjen fundit janë Stefan Spirovski, Mite Cikarski, Arijan Ademi, Kristijan Toshevski, Stefan Ristovski dhe Boban Nikollov.

Në konferencën për shtyp para takimit, kapiteni Goran Pandev tha se dita e 25 vjetorit të futbollit maqedonas në skenën ndërkombëtare, do të përfundojë me fitore.

“Sigurisht që 25 vjetori është një jubile i mirë. Shpresoj se do ta festojmë me fitore. Ne jemi gati dhe me padurim e presim këtë ndeshje. Për ne këto dy ndeshje janë vendimtare. Shpresoj se ndaj Lihtenshtajnit do të shënojmë fitore dhe pastaj do ta kemi më të lehtë që të përgatitemi për ndeshjen me Armeninë”, tha Pandev. Takimi luhet sot në stadiumin “Filipi i dytë” në orën 20:45. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan