Alarmohet Crvena Zvezda: Helsinki ka një shqiptar që golat i feston duke bërë simbolin e shqiponjës si Xhaka e Shaqiri

18 Korrik 2019

Kampioni finlandez, HJK Helsinki është kundërshtari i Crvena Zvezdës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Kampionati finlandez është në zhvillim e sipër dhe pas 16 ndeshjeve, HJK është i katërti, me 3 pikë më pak se skuadra e parë, por me dy ndeshje më shumë.

Sezonin e kaluar e fituan titullin e 29-të në histori të klubit gjersa luajnë në stadiumin “Telia 5G Arena”, i ka kapacitet prej 10,770 spektatorësh.

Trajneri i tyre është 36-vjeçari Finn Toni Koskel gjersa nën urdhrat e tij është edhe sulmuesi shqiptar, Erfan Zeneli. Edhe pse kaloi pothuajse tërë jetën në Finlandë, ai ka lindur në Kosovë, pikërisht në Gjilan.

Kjo ka bërë që të alarmohet klubi serb dhe mediat e tyre duke treguar se 32-vjeçari gjithmonë golat i feston duke bërë shqiponjën me duar sikurse Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kur realizuan gola për fitoren e Zvicrës kundër Serbisë me rezultat 2-1.

Ai në këtë formë tregon identitetin prej shqiptarëve dhe mediumet serbe shtrojnë pyetjen nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe në Marakana të Beogradit.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 205 paraqitje për finlandezët dhe ka shënuar 43 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com