Alba dhe Ter Stegen foto me djalin e talentit të Barçës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Janar 2018 11:44
Lojtarët ktalanas

Jose Arnaiz po kalon një moment të shkëlqyer me Barcelonën B. Sulmuesi 22-vjeçar është në formën e tij më të mirë me katalanasit ndërsa debutoi me ekipin e parë pasi u ftua nga trajneri Ernesto Valverde në ndeshjen ndaj Levante-s.

Pas takimit, Marc-Andre Ter Stegen dhe Jordi Alba u fotografuan me djalin e Arnaiz, Jose Manuel.

22-vjeçari spanjoll e ka nisur mjaft mbarë 2018-ën me ekipin e parë të Barçës. Një gëzim i madh për të dhe dy personat më të rëndësishëm të jetës së tij, bashkëshortja dhe djali. Të cilët e kanë shoqëruar në çdo përballje. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike