Alberto Moreno mes lotësh ia dedikoi trofeun e Ligës së Kampionëve shokut të tij të ndjerë Reyes: Të dua vëlla

02 Qershor 2019

Mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno ia ka dedikuar trofeun e Ligës së Kampioënëve shokut të tij, Jose Antonio Reyes.  

Ai nuk luajti asnjë minutë, por mund të mburret që është kampion i Evropës, pasi ai dikur ishte edhe kampion i Ligës së Evropës.

Mbrëmja e Madridit është një ditë që Moreno nuk do ta harrojë kurrë, sepse në këtë 1 qershor humbi mikun e tij të mirë, Reyes, në një aksident fatale e trafikut.

Lexo po ashtu: Reyes vdiq së bashku me kushëririn e tij duke u kthyer në shtëpi, dalin videot dhe imazhet e para të veturës së tij

Moreno, i cili luajti së bashku me Reyesin te Sevilla, dhe ishin djem të atij vendi, nuk mundi t’i mbajë lotët kur qoi lart trofeun e Ligës së Kampionëve pasi ishte një dedikim për shokun e tij të ndjerë.

Mbrojtësi spanjoll kishte stampuar një fanellë në një dyqan në kryeqytetin spanjoll, me një foto ku së bashku me Reyesin ishin duke festuar trofeun e Ligës së Evropës më 2014.

Moreno mes lotësh gjatë minutës heshtje për Reyesin

Kamerat i kapën këto imazhe të Morenos dhe fokusuan shkrimin që kishte në fanellën e mbrojtësit të Liverpoolit.

“Të dua vëlla”, ishte mbishkrimi i Morenos në fanellën e tij me fotografitë e Reyesit.

Moreno dhe dedikimi i tij për shokun e ndjerë Reyes (Foto: Marca.com)

Pas kësaj Moreno shpjegoi për gazetën Marca se sa e vështirë ishte që ai të pranonte lajmin tragjik për vdekjen e njërit prej shokëve të tij më të mirë.

“Kur jam vetëm pa shokët e ekipit tim, më vjen në mendje vetëm Jose Antonio Reyes, kam kaluar kaq shumë momente me të, aq shumë kemi qeshur”.

Ky trofe iu dedikua vëllait të tij, Reyes (Foto: Marca.com)

“Kur u takuam së fundmi në Sevilla, qëndruam gjithë ditën me të dhe Vitolon, lajmin e kuptova në mëngjes”.

“Lajmin e mora në tren, ishte xhaxhai im që më kishte dërguar një mesazh me njoftimin e Sevillës, trupi im ishte prerë dhe ai më dha një çikë zemër, pasi nuk bëra asnjë tjetër, vetë vajtova shumë”.

El homenaje de Alberto Moreno a José Antonio Reyes en la celebración de la Copa de Europa con el Liverpool… ????????pic.twitter.com/GmJcxorAIh

— Nacho García (@nachogarciad) June 1, 2019

“Reyes ishte mësuesi im, kudo që të jem, dua t’i them atij se e dua shumë dhe se gjithmonë do ta mbaj në zemrën time”.

“Sapo kuptova lajmin mendova se duhej të fitonim edhe për të, e bëra fanellën dhe ky titull shkon për të”, ka shpjetuar Moreno. /Telegrafi/

www.telegrafi.com