Albian Ajeti nuk ndalet, shënon ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve

23 Korrik 2019

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti ka qenë protagonist për skuadrën e tij Basel ndaj PSV Eindhoven në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

PSV kaluan të parët në epërsi nëpërmjet sulmuesit portugez Bruma.

Por ishte sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti që e barazoi rezultatin në minutën e 45-të në 1-1.

Basel kaloi në epërsi në minutën e 79-të, para se PSV të bënte rikthimin e madh në minutat e fundit, ku fillimisht barazoi Lammers në minutën e 89 ndërsa Malen shënoi në kohën shtesë për 3-2.

Përveç Ajetit që ishte titullar, nga minuta e parë u paraqit edhe Taulant Xhaka.

Ndërkohë Kemal Ademi hyri në fushë nga banka rezervë, derisa Edon Zhegrova nuk u grumbullua fare në mesin e 18 futbollistëve për këtë takim.

Ajeti po kalon në një formë të mirë, pasi edhe në fundjavë ka arritur të shënojë gol ndaj Sionit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com