Alcantara dëshiron transferimin te Liverpooli, Bayerni insiston në çmimin e tij

30 Gusht 2020

Thiago Alcantara thuhet se është i etur për t’u transferuar nga Bayern Munichu te Liverpooli këtë verë.

Liverpooli është i interesuar të përforcohet edhe më shumë këtë verë, pasi eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.

Emri më i përfolur për t’u transferuar në Anfield është ai i spanjollit të Bayernit, Alcantara, i cili ka të mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij.

Lexo po ashtu: Rooney: Alcantara te Liverpooli do të ishte një nënshkrim më i mirë se Messi te Man City

Megjithatë, Bavarezët nuk duan ta lejojnë lojtarin të largohet për një çmim shumë të ulët, edhe pse dëshira e tij është të transferohet në Anfield.

“Thiago Alcantara është duke pritur sepse dëshiron fort të transferohet në Ligën Premier këtë verë”.

“Liverpool është ende në kontakt me të, por Bayerni i tha përsëri ditë më parë se do të shesin Thiagon vetëm për 30 milionë euro”.

“Jurgen Klopp dëshiron gjithashtu Thiagon. Gjithçka varet nga klubet”, ka shkruar gazetari i njohur Fabrizio Romano. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com