Alderweireld: Gjithçka mund të ndodhë kundër Liverpoolit, por së pari duhet të festojmë këtë natë të madhe

09 Maj 2019

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld ka folur pas fitores së madhe me rikthim ndaj Ajaxit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.  

Klubi anglez arriti të fitojë nga 2-0 në 2-3 ndeshjen e dytë ndaj Ajaxit duke arritur të kalojë në finale, ku do të takohet me rivalët anglez të Liverpoolit.

Pas ndeshjes belgu Alderweireld u pyet për finalen ndaj Reds, por ai tha se së pari duhet ta shijojnë dhe festojnë këtë kualifikim dhe pastaj të mendojnë për finale.

Lexo po ashtu: Edicioni më i çmendur në histori të Ligës së Kampionëve – rikthime, gola dhe emocione pa fund

“Së pari ne duhet të festojmë dhe të shijojmë këtë natë, pas saj ta përgatisim ndeshjen me Liverpoolin”, ka thënë fillimisht Alderweireld pas ndeshjes.

Festa e lojtarëve të Tottenhamit pas fitores së çmendur (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi tre javë për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet të presim për të – çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje”.

“Ju duhet të tregoni shumë respekt për Ajaxin. Ata kanë një filozofi të madhe. Jam shumë krenar që kam një histori me Ajaxin, por në anën tjetër jam shumë krenar që luaj për Spurs”.

Lexo po ashtu: Tottenham – Liverpool finalja e madhe: Vendi, data, të dhëna interesante

“Kjo tregon mënyrën se si kemi ardhur deri këtu. Jemi në katërshe në ligë, të gjithë ankohen për ne,  por jemi gjithashtu në finale të Ligës së Kampionëve, kështu që thotë shumë. Është e pabesueshme”.

“Pas pjesës së parë të gjithë thanë se Ajaxi [do të fitonte], por ne kemi treguar se ne e donim më shumë fitoren. Kemi vënë zemrat tonë në fushë. Jam shumë krenar për këtë ekip”, përfundoi mbrojtësi belg. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan