Aleancat, mbijetesa dhe mbipesha: Sukaj nuk lë gjë pa thënë

“Kaluam dy ndeshje shumë të rëndësishme, morëm gjashtë pikë, por jo se kemi dalë në sipërfaqe, kemi kaluar vetëm një shkallë, pasi Teuta aty është dhe duhet t’i marrim të gjitha ndeshjet si me Lushnjën, që ishte jetike për ne. E njëjta situata do vijojë, futbolli është i tillë që me një humbje rikthehesh sërish aty ku ishe. Na duhen disa fitore radhazi për të dalë në sipërfaqe”, kështu e nisi konferencën për shtyp Xhehavir Sukaj, me Vllazninë që në këtë mënyrë thyen heshtjen. Dy fitoret me Lushnjën dhe Teutën kanë sjellë disi qetësinë në kampin shkodran, ndërkohë që sulmuesi kryesor i ekipit flet për shumë çështje, duke nisur nga kritikat dhe deri tek presidenca.

KRITIKAT
“Mua personalisht më bëjnë mirë, më mirë kur merren me ty se sa të jesh i harruar. Te pjesa ime normalisht po vij në rritje, duke parë që jam në shërbim të ekipit dhe kur ka nevojë futem edhe në rolin e mbrojtësit, sikur ndodhi me Teutën. Kisha si detyrë më shumë të mbroja. Ka ndeshje plot dhe ka kohë të vij në formën më të mirë. Do shënosh gola të tjerë? Futbolli është i tillë që nuk të lë të bësh premtime, të marrim pikët që na duhen. Premtimet t’ia lëmë fushës”.

TENSIONI
“Normalisht që ka. Me Teutën ishte ndeshje jetike, pasi një ndalesë do të thoshte që do të favorizohej direkt kundërshtari direkt, që ishte një pikë poshtë nesh. Të dyja ndeshjet jashtë qe kemi tani, me Luftëtarin dhe Laçin, do të vendon se sa të qetë do të jemi mas këtyre dy ndeshjeve, apo sa të shqetësuar”.

MBIJETESA
“Po luajmë për të shpëtuar. Njollë më të madhe se sa të bjerë Vllaznia nuk mund të ketë për mua, për gjithë drejtuesit dhe gjithë futbollistët. Jemi koshient për këtë pjesë. Maksimalisht jemi të përqendruar, që të mos lëmë të dyshojmë se po biem. Kemi si synim ta sigurojmë disa javë përpara të shpëtojmë. Me ndihmën e  të gjithëve shpresoj t’ia dalim”.

E PËRBALLON EKIPI TENSIONIN
“Është e vështirë, ka lojtarë që kanë lojtarë gjithmonë duke pretenduar trofe, disa për të qëndruar. Bëhen një lloj balancimi ndërmjet të gjithëve se duhet parë përpara dhe nuk duhet pasur frikë, pasi është, pasi e dinë të gjithë çfarë i gjen”.

ALEANCAT
“Ne as nuk favorizon kush, as nuk ndihmon kush, jemi të vetëm në betejë. Kjo është më mirë. Gjithmonë merr atë që i takon njeriu. Duke parë që flitet për aleanca besoj se ne po morëm fitoret tona, nuk besoj se do jenë problem aleancat”.

LUFTËTARI
“Shumë e vështirë si ndeshje, për ne ishte edhe ajo me Lushnjën, që është poshtë Luftëtarit. Ata kanë treguar në ndeshjet e fundit janë të pathyeshëm. Duke parë pozicionin shkojmë për të marrë trepikëshin. Nëse ia dalim, do kemi qetësi absolute para ndeshjes me Laçin. Do marrim masat e duhura që të arrijmë ku do i gjithë ekipi”.

PRETENDIME PËR MË SHUMË
“Nuk është se mendojmë të shkojmë më lart, por erdhëm nga dy humbje me Kukësin dhe Skënderbeun dhe u futëm në presion të madh. Nuk e kemi menduar atë pjesë, me rëndësi është që të dalim nga ajo frikë për të rënë nga Superiorja. Në fund të sezonit mund të privatizohet ekipi, edhe po të ndodhë më para nuk ka çfarë bën, se ekipi ky është, por nëse bëjmë një sezon të mirë sivjet, lojtarët kërkojnë të rrinë në ekip, pasi do krijohet ideja për pretendime të tjera”.

E ARDHMJA
“Nuk e kam menduar. Erdha me dëshirë këtu, kisha disa herë më mirë se këtu. Ata që më njohin e dinë, por isha i gatshëm që me aq mundësi sa kam t’i shërbej ekipit. Te pjesa do rri s’do rri t’ia lëmë kohës, pasi nuk e kam menduar. Pse? Sepse është shumë e rëndësishme ajo pjesa e qëndrimit në Superiore, më e rëndësishme se ku do të luajë Sukaj”.

MBYLLJA E KARRIERËS TE VLLAZNIA
“Jam shumë herët për ta mbyllur karrierën. Vllaznia do jetë zgjedhja e parë nëse ekipi do të jetë në nivelet që do pretendoj, por jo se nuk do të jem i gatshëm në momente të vështira, për aq mundësi sa kam, pasi ka edhe njerëz që nuk besojnë”.

KRITIKAT KUNDËR KUKËSIT
“Për peshën e keni fjalën? Është shumë e rëndësishme të luash me peshë, se pa peshë luan edhe Ronaldo”.

PRESIDENCA
“Kam lexuar nëpër gazeta, ju e dini më mirë. Kemi parë 2-3 emra, me rëndësi që kush të jetë më mirë të marrë ekipin. Me rëndësi ta marrë ai që mund të punojë më mirë dhe ta çojë përpara Vllazninë”.

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan