Alex Sandro: I lumtur te Juvja, një ditë do të luaj në Premier League

“Një ditë do të më pëlqente që të luaja në Premier League”. Alex Sandro tregon të ardhmen etj në konferencën për shtyp përpara miqësores mes Brazilit dhe Kamerunit të drejtuar nga Clarense Seedorf. Mbrojtësi i krahut të Juventusit, e pranoi se gjendet shumë mirë në klubin torinez.

“Në këto momente jam shumë i lumtur në klubin ku luaj dhe në kampionatin ku luaj. Tani dëshira ime është që të vazhdoj ku jam sepse jam me të vërtetë i lumtur”, tha braziliani.

Kontrata e Alex Sandro-s përfundon në vitin 2020 dhe pritet që të rinovohet shumë shpejt, edhe pse futbollisti ankohet se nuk ka marrë ende një ofertë për rinovimin. Ndërkohë në shtypin anglez shkruajnë për interesimin Manchester City-t dhe të Chelea-s për futbollistin. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.