Alexander-Arnold zbulon admirimin për Barcelonën: Janë skuadra ime e preferuar, kanë të njëjtat vlera dhe besimi si Liverpooli

25 Mars 2020

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka zbuluar se ka pikë të dobët Barcelonën, ​​të cilën e përshkruan si skuadrën e tij të dytë të preferuar.

21-vjeçari është zhvilluar në njëri nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e Reds dhe tani njihet si njëri nga mbrojtësit më të mirë të djathtë në botë.

Angli u përfshi në skuadrën e Jurgen Klopp që bëri një rikthim të mrekullueshëm kundër gjigantëve katalunas në Anfield në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu: Alexander-Arnold në histori të Ligës Premier për asistime

Nga disavantazhi 3-0 nga ndeshja e parë në Camp Nou, Reds bënë një rikthim të mrekullueshëm duke fituar 4-0 në shtëpi dhe për të kaluar në finale, ku ata mposhtën Tottenhamin.

“Do të thosha që skuadra ime e preferuar do të ishte Barça. Ndjehem sikur ata kanë të njëjtat vlera dhe besime si Liverpooli”, ka thënë fillimisht Alexander-Arnold për GQ Magazine.

“Në Liverpool, të gjithë kanë të njëjtat besime, të njëjtën përpjekje për të pasur sukses, të njëjtën etikë të palodhur, këmbënguljen”.

“Pasioni në atë që besojnë është një gjë e madhe në këtë qytet”.

Lexo po ashtu: Ferdinand lavdëron Alexander-Arnoldin: Më i miri që nga koha e Cafus

Sidoqoftë, ylli i Anglisë hodhi poshtë dyshimet se do të mendonte largimin nga liderët e Ligës Premier në të ardhmen e afërt kur u pyet për një lëvizje te Barca.

“Nuk është diçka për të cilën kam menduar ndonjëherë. Gjithmonë e kam dashur Liverpoolin. Gjithmonë i kam mbështetur ata. Gjithmonë kam luajtur për ta”.

Lexo po ashtu: Alexander-Arnold: Nuk mund të jem legjendë nëse largohem nga Liverpooli

Kështu që, nuk do të ulem në dhomën time dhe të ëndërroj për të luajtur diku tjetër”, përfundoi anglezi.

Anglezi duket i vendosur për një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në klubin e tij të lindjes, teksa në të kaluarën ka thënë se dëshiron të bëhet kapiten. /Telegrafi/

www.telegrafi.com