Alexis Sanchez nuk duron dot më, kërkon largimin

26 Tetor 2018

Alexis Sanches kërkon që të largohet nga Manchester United. Edhe pse ai është një ndër futbollistët më të paguar të kontinentit, ambienti te “Djajtë e kuq” nuk po i pëlqen. Gjithçka ka të bëjë me trajtimin që trajneri Jose Mourinho po i bën.

Portugezi e ka kritikuar atë publikisht, sepse nuk po arrin që të japë më të mirën në fushë, e kjo sigurisht që e ka mërzitur sulmuesin. Por nisur nga paga e tij e lartë, të pakta janë ato skuadra të cilat mund t’i lejojnë vetes që ta blejnë atë.

Një prej klubeve me të fuqishme ekonomike është PSG-ja. Edhe pse në sulm ajo ka plot yje, mund të vendosë që të investojë për sulmuesin, të cilin e kërkoi edhe më herët, përpara se ai të zgjidhte United-in për t’u transferuar nga Arsenali.

Sigurisht që paga prej 500 mijë sterlinash në javë është një problem, gjithsesi i zgjidhshëm për një klub të pasur si parisienët. Që kur ai u bë pjesë e “Djajve të kuq”, ka shënuar vetëm 3 gola. Por Sanchez është ankuar se trajtimi ndaj tij nga ana e trajnerit është i padrejtë. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan