Alexis Sanchez: Te Interi për të fituar diçka

07 Gusht 2020

Alexis Sanchez shpjegon pse është ‘shumë, shumë i lumtur’ që ka lënë Manchester United për t’u bashkuar me Interin mbi një bazë të përhershme, pasi thotë se është i uritur për të fituar diçka.

Reprezentuesi kilian do të llogaritet si njëri nga transferimet më të këqija në historinë e Unitedit, pasi ishte blerë nga Arsenali për 34 milionë euro në janar të vitit 2018 dhe iu dha një pagë e madhe prej mbi 20 milionë euro në vit.

Në fund të fundit, pas një huazimi për një sezon te Interi, klubi anglez preferoi të ndërpresë kontratën e tij me pëlqim të ndërsjellë në vend që ta shiste atë.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Interi e transferon falas Alexis Sanchezin

Transferimi te Interi me baza të përhershme e ka lumturuar Sanchezin, i cili synon të fitojë trofe me klubin nga Giuseppe Meazza.

“Përshëndetje për tifozët e Interit. Jam shumë, shumë i lumtur që qëndroj këtu me ju”, ka thënë fillimisht Sanchez në një video-mesazh të postuar në profilin zyrtar të Interit në Twitter.

Lexo po ashtu: Sekretet që fshihet mbrapa transformimit të Alexis Sanchezit te Interi

“Mendoj se kam pasur këtë dëshirë të qëndroj këtu sepse kam gjetur një familje, në staf dhe të gjithë ata që janë të etur të luftojnë dhe të fitojnë diçka për këtë klub”.

“Unë jam i uritur dhe dua të fitoj diçka, kështu që jam shumë i lumtur që jam këtu, me ju, për të fituar diçka”, përfundon ylli kilian. /Telegrafi/

? | MESSAGGIO

Il Nino Maravilla @Alexis_Sanchez ha un messaggio per voi, interisti!

Dategli il vostro benvenuto – di nuovo ? – nella famiglia nerazzurra! ? pic.twitter.com/qVKLwz7T0Q

— Inter (@Inter) August 6, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan