Alicia, spanjollja seksi që bën tifo për Milanin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Prill 2018 16:42

Është spanjolle por simaptizon Milanin. Alicia Torres, është një nga ato femra të rralla që i ka të gjitha. Seksi, e arsimuar, flet katër gjuhë të huaja, ka shëtitur botën dhe ka arritur sukses me profesionin e saj, e përveç kësaj ka një fizik tejet të përkryer. Bukuroshja ka lindur dhe rritur në Zaragoza me dy motrat e saj, babanë strikt (pasi ka qenë ushtarak dhe polic) dhe një mama tejet të zgjuar dhe komunikuese, sikurse edhe vetë ajo ka treguar.

Kur ishte vetëm 18-vjeçe ajo vendosi të largohej nga gadishulli iberik për të nisur aventurë të re, të vetme në Londër, New York, Los Angeles, Miami, Bruksel, Paris dhe Milano. Pas pesë vitesh ajo vendosi të zhvendoset në Barcelonë dhe të punojë si agjente modelingut dhe fotografe. Alicie ka përfunduar studimet e larta për marketing, komunikim, dizajn grafik dhe fotografi. Edhe pse kampionati spanjoll ka ekipe mjaft me emër në Evropë, sic janë Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid e të tjera, bukuroshja ka zgjedhur që të përkrahë gjigantët italianë të Serie A, skuadrën e trajnerit Gennaro Gattuso, Milanin. Ajo shpesh herë e shfaq këtë simpati për kuqezinjtë edhe në postimet e saj të bëra në rrjetet sociale. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike