Alisson i bën një dhuratë të ‘persekutuarit’ Loris Karius

Loris Karius nuk po gjen qetësi pas finales së Ligës së Kampioneve, ku ai bëri dy gafa të cilat i kushtuan shumë Liverpool-it. Që prej asaj kohe, nisën ngacmimet dhe talljet ndaj gardianit gjerman, i cili e ka pasur të vështirë që ta hedhë pas këtë.

Edhe pse pushoi jo pak, sërish fantazmat e së kaluarës e përndjekin. Nisur nga gabimet që bëri Liverpool vendosi që të bënte përforcime në portë.

Trajneri Jurgen Klopp shpenzoi 65 milionë sterlina për të blerë brazilianin Alisson nga Roma. Ky i fundit do të jetë portieri i parë, e megjithatë, ai ka treguar se ka një respekt të madh për kolegun e tij.

“Daily Mail” shkruan se braziliani nuk do të mbajë fanellën me numrin 1 në shpinë, pasi atë do t’ia kalojë Karius-it. Dhe kjo sepse ai e respekton 25 vjeçarin. Për vete do të zgjedhë që të mbajë fanellën numër 13.

Edhe në sezonin e shkuar Karius mbajti fanellën me numrin 1. Braziliani shpreson që talljet nga ana e fansave dhe vënia në lojë e kolegut të tij të përfundojnë, me sezonin e ri që po afron.

Ndërkohë që edhe gardiani Iker Casillas ka bërë thirrje që të ndalojnë abuzimet ndaj gjermanit, pasi ka kjo një efekt shumë negativ te një portier dhe e pengon atë që të shfaqë më të mirën. Madje mund t’i shkaktojë edhe dëme psikologjike. /EDS/

*******************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan