Alisson: Sezoni më rraskapitës që kam pasur

03 Gusht 2020

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka pranuar se edicioni 2019/2020 ka qenë sezoni më rraskapitës që ka pasur në karrierë.

Redsat ishin të jashtëzakonshëm këtë edicion në Ligën Premier duke arritur ta fitonin titullin për herë të parë pas tri dekadash.

Njëherësh, të zgjedhurit e Jurgen Klopp e fituan Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për klube, ndërkohë që u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe dështuar të fitonin ndonjë nga kupat angleze.

(Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images/Guliver)

“Ky ishte një prej sezoneve më rraskapitëse që kam pasur. Nuk e di nëse ishte për shkak të pandemisë, sezonit më të gjatë, mirëpo ishte po ashtu një prej sezoneve, në të cilin kam luajtur më pak ndeshje për shkak të lëndimeve”.

“U larguam nga Liga e Kampionëve herët, mirëpo mendoj se kjo rraskapitje vjen nga fakti se kemi dhënë gjithçka që kemi në çdo kohë”, ka deklaruar Alisson për ESPN Brasil. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com