Allegri: Cancelo rikthehet për ndeshjen e Superkupës së Italisë

11 Janar 2019
Allegri: Cancelo rikthehet për ndeshjen e Superkupës së Italisë

Joao Cancelo do të bëjë rikthimin e tij në Superkupën e Italisë e cila zhvillohet në javën e ardhshme kundër Milanit.

Cancelo nuk ka luajtur qëkur Juventusi fitoi 1-0 kundër Interit më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një krisje të meniskut në gjurin e tij të këmbës së djathtë.

Lexo po ashtu: Joao Cancelo operohet në gju, jashtë fushave deri në fund të janarit

Operacioni u krye me sukses dhe portugezi kaloi periudhën festive duke u rikuperuar.

Megjithatë, Cancelo do të bëjë rikthimin e tij në Superkupën e Italisë e cila zhvillohet në javën e ardhshme kundër Milanit.

Lajmi për rikthimin e mbrojtësit portugez është konfirmuar nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Lexo po ashtu: Nga Shaqiri e Ronaldo te Alisson dhe Torreira, këto janë transferimet më të qëlluara të vitit 2018  

“Në të djathtë, De Sciglio do të luajë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferecën për shtyp para ndeshjes së kësaj jave me Bolognan.

“Cancelo? Ai do të kthehet për ndeshjen e Superkupës”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

🎙 @OfficialAllegri: "@mattia_desci will play on the right. #Cancelo will be back for the #SupercoppaItaliana" #BolognaJuve #CoppaItalia

— JuventusFC (@juventusfcen) January 11, 2019

www.telegrafi.com