Allegri: CR7 do jetë super, duam fitore ndaj Frosinone-s

Pas suksesit në Ligën e Kampioneve, Juvja do të përballet në Serie A kundër Frosinone-s. Trajneri Massimiliano Allegri flet për këtë përballje. Si fillim ai ndalet te gjendja e Cristiano Ronaldo-s, ndëshkimi i të cilit me karton të kuq ngjalli mjaft debate.

“Nesër CR7 do të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu siç bëri për 30 minuta në Champions. Pritshmëritë tek ai janë të mëdha. Ai duhet vetëm që të luajë, të zbavitet dhe të bëjë gol. Ka treguar shumë në karrierë. Cristiano është gjithnjë kërkues me veten dhe punon shumë. Pezullimi i tij ka kaluar. Ne jemi në një moment të rëndësishëm të kampionatit. Pas suksesit në Champions, vjen Serie A. Frosinone do të kërkojë të na befasojë e nuk duhet ta ulnim presionin. Ka shumë entuziazëm pas Champions-it. Shumë energji pozitive dhe mjaftueshëm tension. Këtë takim duhet vetëm ta fitojmë. Ta lëmë mënjanë Champions-in dhe të mendojmë për kampionatin’, tha tekniku i bardhezinjve në konferencën për shtyp.

Në vazhdim, tekniku u ndal te Paulo Dybala.

“Pas sfidës me Sassuolo-n, e futa në lojë. Nesër Dybala do të jetë në fushë. Sepse ai është një futbollist i rëndësishëm dhe e ka golin në këmbë. Duhet shfrytëzuar më së miri. Sa i përket pozicionit të tij, mund të bëjë edhe qendërsulmuesin, por me karakteristika të ndryshme nga pyka klasike. Ekipi po përmirësohet nga ana fizike dhe teknike. Ndërkohë që dikush pas, do të pushojë…” përfundoi trajneri i “Zonjës së Vjetër”. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.