Allegri dhe Ancelotti ndër favoritët për postin e trajnerit të Tottenhamit

19 Nëntor 2019

Massimiliano Allegri dhe Carlo Ancelotti janë në mesin e favoritëve për ta marrë drejtimin e Tottenham Hotspur pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos.

Klubi anglez njoftoi të martën se e ka shkarkuar trajnerin e deritanishëm për shkak të rezultateve të dobëta në këtë sezon.

Lexo po ashtu: Tottenhami e shkarkon Pochettinon

Mediat sportive menjëherë kanë nisur të përmendin emrat e kandidatëve të mundshëm për ta plotësuar vendin e tij.

Mauricio Pochettino (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Juventusit dhe trajneri i Napolit janë përfshirë në listën e favoritëve për ta marrë drejtimin e Spursave.

Allegri është pa klub prej se vendosi të largohej nga Zonja e Vjetër, ndërsa Ancelotti ka edhe dy vite në kontratën e tij, mirëpo nuk po kalon çaste të mira në San Paolo. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan