Allegri-Juventus, në pritje të tymit që do të nxjerrë takimi

Dita e Allegri-t. Kjo është e hëna e të vërtetës për paninën e Juventusit: tekniku që ka fituar disa herë titullin kampion në Itali do të bëjë një takim me klubin për të zgjidhur situatat dhe për të qartësuar dyshimet e së ardhmes.

Dhe të gjitha të dhënat e momentit në vigjilje të takimit sjellin tym… bardhezi: një e ardhme së bashku, përpara me Max-in, me përjashtim të disa pikave që në këtë rast do të ishin vërtetë të dyshimta.

Trajneri duket se iu ka thënë lamtumirë tentativave për tu larguar nga Juventusi duke kërkuar që të ecë përpara, më i fortë për kontratën që është e vlefshme deri në fund të vitit 2020. Edhe klubi është i gatshëm që të vijojë bashkëpunimin deri në vitin e fundit.

Për çdo arsye, duhet bërë një krahasim për të parashikuar të nesërmen. Objektivi i përbashkët është që t’i japë vazhdimësi ciklit të fituesit dhe pikërisht për të dhënë udhëzimet për të vijuar këtë sukses.

“Ne duhet të vlerësojmë gjërat me qartësi”, ka thënë vazhdimisht Allegri. “Do t’i dëgjojmë dëshirat e tij, por mendoj se do të vazhdojmë në heshtje,” siguroi Beppe Marotta, sipas të cilit “kushtet janë ato të zgjatjes së marrëdhënies”. Shtrirja, horizonti, ndoshta, një vit, me një rinovim deri në vitin 2021. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan