Allegri: Na mungojnë edhe pesë fitore për titull, jemi gati për Atleticon

09 Mars 2019

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka komentuar fitoren 4-1 ndaj Udineses, ndërsa kë dërguar mesazhe edhe te Atletico Madridi. 

Juventusi shkëlqeu, ndërsa Allegri ka treguar se i mungojnë mbrojtësit për ndeshjen e së martës.

Kjo pasi De Sciglio është lënduar, ndërsa Alex Sandro është i pezulluar.

Lexo po ashtu: Moise Kean dhuron spektakël, Juventusi triumfon lehtësisht ndaj Udineses

“Më duket se do të kem vetëm një mbrojtës krahu për ndeshjen e së martës kundër Atleticos, sepse De Sciglio nuk do të rikuperohet. Të shohim se çfarë do të bëjmë”.

Alex Sandro gjatë një dueli

“Sot lojtarët kanë bërë një punë të mirë, ishim përgatitur në mënyrën e duhur për këtë ndeshje”.

“Tani na mungojnë edhe pesë fitore për të arritur titullin. 75 pikë kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje nga fundi i kampionatit janë një gjë e bukur”.

Lexo po ashtu: Juventus 4-1 Udinese, notat e lojtarëve: Kean ylli i ndeshjes

“Goli i pësuar? Ky rezultat do të na bënte punë të martën, por kundër Atleticos do të duhet të jemi të saktë dhe të luajmë mirë”.

Juventus – Atletico Madrid . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Do të jemi në gjendjen më të mirë të mundshme për atë ndeshje”.

Allegri nuk la pa e komentuar edhe paraqitjen e Moies Kean.

“Mendoj se ka bërë mirë që ka qëndruar këtu. E sulmon portën shumë mirë, por duhet të përmirësohet në lëvizjet që bën”.

Moise Kean . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Gjithsesi, ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe është ajo e shënimit të golave”, deklaroi Allegri pas ndeshjes.

Juventusi zbret të martën në shtëpi për tu përballur me Aleticon, pas ndeshjes së parë që e humbi 2-0. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan