Allegri nugrron: Ronaldo më i miri në botë… bashkë me Messin

Juventusi ka bërë goditjen më të madhe të merkatos deri më tani duke veshur bardhezi një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Madje, për shumë njerëz, Cristiano Ronaldo është më i miri në botë për momentin. Edhe trajneri i Juves, Max Allegri e mendon kështu, por ngurron ta thotë me plt gojën.

“Do të jetë një kënaqësi të stërvisësh Ronaldon. Është lojtari më i mirë në botë, bashkë me Messin”, tha trajneri italian në përfundim të ndeshjes kundër Real Madrid të humbur 1-3, duke mos dashur të futet në debatin tashmë dhjetëvjeçar se cili prej të dyve është numri 1.

Allegri ka vlerësuar punën e klubit për sa i përket lëvizjeve në merkato, duke dhënë miratimin për shitjen e Higuain dhe rikthimin e Bonuccit. “Kemi bërë blejret që duhet të bënim. Jemi mjaft konkurrues edhe kështu siç jemi dhe mezi pop res të nisë sezoni më lojtarët që kam në dispozicion”.

Mbrojtja duket e mbipopulluar dhe Allegri e ti këtë. “Me mbërritjen e Bonuccit kemi pesë lojtarë për dy pozicione, por sezoni do të jetë shumë impenjativ dhe do të ketë vend për të gjithë. Disa prej të rinjve që kemi kanë bërë paraqitje të mira këtu në SHBA dhe mund të fitojnë më shumë hapsira gjatë kampionatit”, tha tekniku.

Sa për rezultatin kundër madrilenëve Allegri e merr me sportivitet: “Ishte një test shumë i mirë për ne, një ndeshje mes dy skuadrash të mëdha. Jemi të lumtur që zhvilluam katër ndeshje këtu, ishte një përvojë fantastike për ne, sepse u matëm me skuadra të një niveli të lartë”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan