Allegri po i vlerëson sulmuesit për ndeshjen ndaj Ajaxit

13 Prill 2019
Allegri po i vlerëson sulmuesit për ndeshjen ndaj Ajaxit

Massimiliano Allegri nuk ka shprehur kurrfarë shqetësimi për humbjen e Juventusit nga Psali, ndërsa ka thënë se Moise Kean dhe Paulo Dybala janë në garë për të startuar ndaj Ajaxit.

Zonjës së Vjetër i mjaftonte një barazim për t’u shpallur matematikisht kampioni Italisë për të tetën herë resht, mirëpo trajneri vendosi të luante me futbollistë të rinj duke i lënë të pushojnë lojtarët kryesorë.

Paulo Dybala (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Kisha nevojë të shihja gjendjen fizike të Juan Cuadrados, i cili fatkeqësisht nuk është në listën e skuadrës për Ligën e Kampionëve, si edhe të Dybalas, gjendja fizike e të cilit nuk ka qenë në nivelin më të mirë. Sa më shumë që luan, aq më në formë po hyn”.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Juventus

“Në një klub të madh duhet të luftosh secilën ditë që ta meritosh vendin tënd në skuadër dhe jam shumë i kënaqur me atë që bëri sot. Është një shenjë e mirë për të martën, sepse duhet të jemi të gatshëm dhe të përgatitur për vazhdime potenciale”, ka thënë Allegri pas ndeshjes.

Moise Kean (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi (duke përfshirë Italinë dhe Juventusin) në të cilën 19-vjeçari Kean shënon, prandaj trajneri e ka bërë të qartë se ai mund të luajë kundër Ajaxit të martën. /Telegrafi/

www.telegrafi.com