Allegri: Ronaldo është e ardhmja e Juves

20 Prill 2019

Massimiliano Allegri ka këmbëngulur se Cristiano Ronaldo është “e ardhmja” e Juventusit.

Tashmë mediat kanë raportuar për mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos nga Torino.

“Ronaldo ka pasur sezon të jashtëzakonshëm dhe do të luaj ndaj Fiorentinës”.

“Cristiano plus Juventusi nuk do të thotë se Liga e Kampionëve është e sigurtë. Ai është e ardhmja e Juventusti”.

“Ai është i qetë, ai është i zhgënjyer si të gjithë ne sepse u larguam nga gara që kemi dashur ta fitojmë”.

“Ne me titullin e fituar do të kompletojmë gjysmën e trofeve të mundshëm të fituar dhe natyristh se kjo është arsye për të festuar”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com