Allegri shihet si pasues i Tuchel nëse PSG eliminohet nga Atalanta

12 Gusht 2020

Massimiliano Allegri është i preferuari për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Paris Saint-Germain nëse Thomas Tuchel humbet nga Atalanta dhe pushohet nga puna.

PSG do të luajë sonte (e mërkurë) me klubin italian në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00.

Tuchel është nën presion për këtë ndeshje e cila mund të jetë e fundit me kampionin francez.

Lexo po ashtu: Allegri afër të marrë drejtimin e PSG-s

Sipas Sky Sport Italia, Tuches mund të shkarkohet nëse nuk arrin në gjysmëfinale dhe ish-trajneri i Juventusit, Allegri shihet si zëvendësimi më i mundshëm.

Ka qenë një kohë e keqe për Tuchel, i cili së fundmi pësoi edhe një dëmtim në këmbë gjatë një seance stërvitore, kështu që gjatë lojës së sotme do të paraqite në paterica.

PSG ka fituar titullin Ligue 1, Coupe de France, Coupe de la Ligue dhe Superkupën franceze tashmë këtë sezon, megjithatë Tuchel ende mund të pushohet nga puna. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan