Allegri shihet si zëvendësues i Kovacit te Bayerni

03 Nëntor 2019

Masimmiliano Allegri është favorit për ta marrë drejtimin e Bayern Munichut, pas shkarkimit të Niko Kovacit.

Sipas asaj që raporton Bild, kampioni i Bundesligës dëshiron ta emërojë ish-trajneri e Juventusit si strategun e tyre të ri.

Itali është i papunë që nga largimi prej Zonjës së Vjetër në fund të sezonit të kaluar, derisa shihet edhe si opsion për Manchester Unitedin.

Niko Kovac

Allegri kishte bërë të ditur se do ta merrte një skuadër nga sezoni 2020/2021, mirëpo tani që Bavarezët e shkarkuan kroatin, do të jetë një mundësi e mirë për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Bayern Munich e shkarkon Niko Kovacin

Kovaci u shkarkua pas humbjes 5-1 që pësoi në këtë fundjave Bayerni prej Eintracht Frankfurtit, derisa edhe në sezonin e kaluar ishte paralajmëruar largimi i tij.

Allegri ishte në krye të Juves për pesë vite, derisa kishte fituar pesë Scuddeto dhe kishtearritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com