REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Italiani i pasigurt për të ardhmen

Allegri te Chelsea? Conte e ka një përgjigje

12 Janar 2018 16:06

Antonio Conte përgatit rikthimin e tij në Itali. Largimi nga Chelsea merr gjithnjë e më shumë formë, e ky është epilog i një dashurie që kurrë nuk shpërtheu.

Atë e do Milani, por të shumtë janë edhe italianët që e duan në stolin e Italisë.

Ndërsa presidenti Roman Abramovich kërkon në vendin e tij Max Allegri-n.

“Ende ka një vit kontratë për gjithçka është e mundur. E rëndësishme është që të jesh gjithnjë gati.

Ky është futbolli. Ne kemi një punë shumë të vështirë, e gjithçka ndryshon në pak kohë. Gjithnjë më pyesni për të ardhmen, por kjo është normale kur trajnon Chelsea-n.

Ne vjet fituam Premier League-n dhe shkuam në finalen e FA Cup. Historia e Chelsea-t flet vetë.

Jam i qetë, pastaj në futboll gjithçka mund të ndodhë. Pra duhet të jesh gati”, tha Conte në konferencën për shtyp përpara sfidës kundër Leicester City-t ditën e nesërme.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Roma kërkon 50 mln euro dhe një lojtar për boshnjakun dhe Emerson

Dzeko pranon ofertën e Chelsea-t, e bindi...

22 Janar 2018 19:22

Raportet në Itali sugjerojnë se sulmuesi Edin Dzeko ka rënë dakord me një kontratë me Chelsea-n në vlerë prej 8 milionë eurosh për sezon. Blutë po kërkojnë të nënshkruajnë përveç sulmuesit edhe me shokun e tij te verdhekuqtë Emerson Palmieri. Tani “Tuttomercatoweb” raporton se është arritur një marrëveshje për 50 milionë eurosh plus 10 milionë euro shpërblime për dy lojtarët.

“Tuttomercatoweb” beson se Dzeko ka pranuar për t’u realizuar ky operacion prej faktit se tani rroga e tij do të dyfishohet, nga 4.5 mln euro në vit në 8 mln euro. Përveç kësaj, mësohet se telefonata nga trajneri i Chelsea-t, Antonio Conte ishte vendimtar në bindjen e sulmuesit për t’i thënë “po” bluve. Të dyja klubet aktualisht janë duke punuar detajet e fundit dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në orët e ardhshme. Gjithashtu Roma kërkon nga kampionët e Anglisë përveç të tjerash edhe sulmuesin Batshuayi me huazim për gjashtë muaj. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
EDS e paralajmëroi dje lëvizjen

Luftëtari largon mbrojtësin vlonjat

22 Janar 2018 19:11

Klubi gjirokastrit ishte i mbushur mbi kapacitetin që duhet dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të bëjë disa largime. Përpos huazimeve, apo ndërprerjeve të kontratave në fillim të muajit janar, sot ka shkëputur kontratën me një tjetër lojtar.

EDS e publikoi dje lajmin se Valdo Zeqaj do të ndryshonte ambient në ditët e ardhshme, teksa sot klubi bluzi ka konfirmuar ndërprerjen e marrëdhënieve mes palëve. Qendërmbrojtësi vlonjat nga dita e sotme është i lirë për të vazhduar kontratën në një klub tjetër.

Njoftimin e ka dhënë zyra e shtypit të Luftëtarit, e cila ka njoftuar se nga sot Zeqaj nuk është më pjesë e skuadrës. Ai u afrua gjatë merkatos së verës, por nuk arriti që të kapë vendin si titullar në formacionin e trajnerit uruguaian që u largua, por edhe të Hasan Likës. E ardhmja e Zeqajt pritet të jetë Superiorja, por nuk kanë munguar kërkesat edhe nga klube të së Parës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Turqit të papërmbajtshëm në merkato

“Çmendet” Galatasaray, kërkon lojtarin e West Ham

22 Janar 2018 18:54

Ardhja e Fatih Terim në krye të Galatasaray, normalisht që ka sinjalizuar një merkato të fuqishme për të arritur objektivat e gjigantit turk. Në merkaton e janarit kërkesat janë të shumta, saqë arrijnë deri në Angli, në Premier Legue.

Ganezi i West Ham United është vënë në shënjestrën e Terim, i cili e do mesfushorin e majtë në radhët e Galatasaray. Andre Ayew ka kontratë me londinezët deri në përfundimin e sezonit 2018-2019. Praktikisht edhe një vit e gjysmë.

Por, turqit e kanë kërkuar me ngulm, teksa pritet që të arrihet marrëveshja e huazimit brenda këtij muaji. Në tavolinë verdhekuqtë e Stambollit kanë ofruar edhe blerjen e mesfushorit në fund të këtij sezoni, gjithnjë në rast se bind trajnerin. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Çështja shkon te Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF

Ekskluzive/ Bylis në telashe me mesfushorin

22 Janar 2018 18:25

Ballshiotët këtë vit si asnjëherë tjetër, vetëm të larguar zyrtarisht dhe lojtarë që duan të largohen në ditët në vijim. Pas ikjes së dy vëllezërve Fejzaj dhe sulmuesit kamernuas Nteppe, në stërvitje prej ditësh nuk shihen dy vëllezërit Vatnikaj, ndërsa sot zyrtarisht ka kërkuar largimin mesfushori Vesel Limaj.

EDS zbulon zyrtarisht kërkesën e mesfushorit 21-vjeçar në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së konflikteve pranë FSHF-së, i cili ka kërkuar që të largohet nga ballshiotët dhe prishjen e njëanshme të kontratës.

Në bazë të faksimiles së mëposhtme vërtetohet se ai nuk do të bëjë kthim pas, pra të riveshë fanellën e mallakastriotëve për pjesën e mbetur të kontratës. Mesfushori ka dalë nga akademia e Hamburgut në Gjermani dhe para se të transferohej në Shqipëri, ai ka veshur fanellën e Horn në Ligën e Parë në Austri.

Në muajin gusht ai kaloi provën te ballshiotët dhe ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra deri më 31 maj 2019. Por, Limaj tashmë ka marrë tjetër vendim për karrierën e tij. Megjithatë, do të jetë DHZK-ja që do të japë përgjigjen përfundimtare për këtë çështje. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment